Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Jam i bindur që Simiç nuk ka bisedë të incizuar vetëm me Mimoza Kusarin por edhe me deputetë tjerë

Gazeta10
09 October 2024 - 21:01

Gazetari njëherëshit edhe drejtor i mediumit Kanal10, Fidan Rama është pjesë e panelit diskutues sonte në Politiko, rreth audioincizimit që këtë të mërkurë u publikua mes shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Millan Radoiçiq.

Sipas Ramës ka spekulime se bisedat mund të jenë edhe më të gjata se sa dy audo-incizimet e publikuara deri më tani, raporton Gazeta10.

“Një deklarim është që është diku më shumë se një orë bisedë, tash a është krejt e përmbledhur krejt në një ditë a po ka incizime në vazhdimësi unë besoj që Simiç nuk e ka bisedën e parë të incizuar në këtë rast në diskutim”, deklaroi Rama.

Tutje, sipas tij Simiç mund të ketë edhe biseda tjera të incizuara me deputet tjerë.

“Unë besoj që i njëjti në vazhdimësi ka qenë në incizim të diskutimeve që ka pas me deputetë shqiptar sidomos ata në pushtet, jam i bindur që Simiç nuk ka bisedë të incizuar vetëm me Mimoza Kusarin por edhe me deputetë tjerë, ndoshta jo të Vetvendosjes por të partive tjera të cilën e ka bërë me një qëllim, që pastaj ti shantazhoj në forma të ndryshme”, shtoi ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.