
Me ndërhyrjen në Zveçan për ta shpërndarë turmën e dhunshme të protestuesve serbë në këtë komunë, sipas komentatorit politik Fidan Rama, KFOR-i sipas Rezolutës 1244 mund të marrë autoritetin e plotë të asaj komune dhe t’i përzë të gjithë prej aty.
Ai thotë se një zhvillim i tillë, mund ta vë në protektorat të ri veriun dhe të ketë trajtim të veçantë.
Rama në Politiko tha se zhvillimet në veri, e komplikojnë edhe më shumë pozicionin e Kosovës karshi dialogut me Brukselin.
Madje sipas tij, Kosova këtu do të ketë një zgjidhje të imponuar, transmeton Gazeta10.
“Marrja në dorë e sigurisë atje përmes KFOR-it që e ka autoritetin e plotë. Mos të harrojmë, autoriteti i plotë i sigurisë në Kosovë vazhdon të mbetet KFOR-i. Aktivizohet në hyrja në fuqi e komplet Rezolutës 1244 e cila i jep autoritet KFOR-it t’i përzë krejt aty që janë prezent dhe ta marrë nën kontroll situatën. Kjo pastaj e vë në protektorat të ri këtë pjesë e që pastaj kërkon trajatim të veçantë.”, deklaroi Rama në Politiko. /Gazeta10