
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar Lushnjen ku ka prezantuar të arriturat atje që prekin sferën energjetike, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se po punohet për nënstacionin elektrik të Lushnjës.
Ai ka thënë se këto investime kanë rëndësi për këtë qytet si dhe për pjesën jugore të Shqipërisë.
Më tej, Rama ka thënë se këto investime kanë dhënë efekt edhe në humbjen në rrjet duke i ulur ndjeshëm ato.
Këtu keni postimin e plotë:
“Në Lushnje vijon puna në nënstacionin elektrik të qytetit, investime të cilat jo vetëm shtojnë sigurinë energjetike dhe përmirësojnë parametrat e furnizimit për të gjithë abonentët, por mbi të gjitha ky nënstacion luan një rol të rëndësishëm për stabilizimin me energji në të gjithë rajonin jugor të vendit. Paralelisht falë këtyre investimeve kemi ulur ndjeshëm edhe humbjet në rrjet”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10