
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do të nderojë tashmë kampionin e botës në kategorinë e tij, Florian Markun, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se po e nderojnë kampionin që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës.
Tutje, ai ka ftuar qytetarët që sipas mundësive dhe dëshirës të i bashkohen në festë.
Këtu keni postimin e tij të plotë.
“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që po e ngjit flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10
