Politiko

Rama paralajmëron: Ai që nuk bashkëpunon me Trumpin nuk do ta ketë të sigurt karrierën politike

Gazeta10
07 Nëntor 2024 - 21:14

Gazetari dhe analisti politik, Fidan Rama, ka thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump do të jetë njeriu më i fuqishëm që e ka njohur historia amerikane.

Sipas Ramës, premtimi kryesor i Trumpit ka qenë përfshirja e Amerikës nëpër botë, duke përfshirë edhe luftën e Ukrainës dhe çështjen në Lindjen e Mesme.

“Kjo fuqi që sot i takon një njeriu siç është Trump e bën më shumë përgjegjës krahas premtimeve që ai ka dhënë gjatë fushatës elektorale”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se Kosova është gjithashtu çështje e hapur për amerikanët ndërsa ka theksuar se kushdo që nuk bashkëpunon me administratën e tij nuk do ta ketë të sigurt karrierën politike.

“Ne jemi çështje e hapur për amerikanët sepse janë të përfshirë me një proces i cili ende nuk është përmbyllur si duhet. Është një realitet, ai i cili nuk do të bashkëpunojë me administratën Trump nuk do ta ketë të sigurt karrierën politike”, ka thënë Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.