
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një FotoAlbum të djeshëm nga Porcesi i Berlinit, raporton Gazeta10.
Rama ka përsëritur njoftimin se Shqipëria merr kryesimin e Procesit të Berlinit.
Këtu keni postimin e plotë:
“MIRËMËNGJES
dhe me FotoALBUMIN nga Kancelaria dje, kur Shqipëria mori kryesimin e Procesit të Berlinit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10
Përndryshe, nën drejtimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dje është mbajtur samiti i radhës i Procesit të Berlinit.
Në samitin e djeshëm në Berlin janë nënshkruar tri marrëveshje që kanë prekur sferën ekonomike dhe atë të lëvizjes së lirë për Ballkanin Perëndimor. / Gazeta10