
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot gjatë ditës takoi kryetarin e Mitrovicës Jugore, Bedri Hamzën, njëherëshit edhe kandidatin e PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 9-të shkurtit.
Komentatori politik, Fidan Rama në Politiko tha se nga ky takim u “prodhua” diçka e re, një raport më ndryshe mes dy palëve.
“Ky është një bllof i radhës i kryeministrit Kurti për ta paketuar një llojë bindje që kur të shkojmë në zgjedhje, për të iu thënë qytetarëve që fajtor janë të gjithë të tjerët e jo unë, sepse unë iu ofrova mundësi që të dalim nga kjo krizë. Takimi ishte për ta përçuar një mesazh, që situata po relaksohet mes dy subjekteve e që pashamngshëm takimi sjell diçka të re”, deklaroi ai.
Ndërkaq lidhur me atë se çfarë pritet të ndodh, Rama tha se një koalicion mes dy partive do të ishte i mërseardhur edhe nga ndërkombëtarët. /Gazeta10
Më shumë detaje: