Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama takohet me homologun maqedon, Mickoski: Koha për një epokë të re të dialogut…

Gazeta10
11 Korrik 2024 - 15:32

Rama takohet me homologun maqedon, Mickoski: Koha për një epokë të re të dialogut…

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij maqedonas gjatë vizitës në Uashington. Është vetë kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski që ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto mes të dyve.

Ai thekson se rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet shpejt e ardhmja dhe prosperiteti i gjithë qytetarëve.

“Kam pasur një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet shpejt e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve. Le të përqendrohemi në pikat që na bashkojnë dhe janë bazë për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Është koha për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta”, ka shkruar ai në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.