Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rama takohet me Jim Xhemën: Prishtina ju është mirënjohëse për kontributin që dhatë për çlirimin e Kosovës

Gazeta10
14 February 2023 - 12:50

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur Jim Xhemën në Odën e Kryeqytetit, raporton Gazeta10.

“Prishtina ju është përjetësisht mirënjohëse për zemrën tuaj të madhe, atdhedashurinë dhe kontributin e çmuar që dhatë për çlirimin e Kosovës”, tha Rama.

Xhema ishte i shoqëruar nga Christopher Hyland hde delegacioni nga Federata Panshqiptare “Vatra” bashkë me kryetarin e Prishtinës kujtuan vizitën historike të senatorit Dole në vitin 1990 në Prishtinë.

“Moment ky i njohur si “pikë kthesë për lirinë e Kosovës, që ia hapi sytë e bashkësisë ndërkombëtare mbi abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut”, sepse, qysh atëherë, zoti Dole u bë zë i fuqishëm në politikën amerikane për çështjen e Kosovës”, shkruan Rama në Facebook.

“Senatori Dole u angazhua deri aty, sa falë ndikimit të drejtpërdrejtë të  Jim Xhema, në vitin 1992, Presidenti i asokohshëm amerikan, George Bush ia shpalli ”vijën e kuqe” Beogradit, paralajmërimin e qartë të qeverisë amerikane që të mos e provojë agresionin në Kosovë”, shkruan Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.