Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama zbardh diskutimet me Blinken, thirrje Kurtit: Kosova asnjë hap pa u konsultuar me aleatët

Gazeta10
15 February 2024 - 18:06

Pas diskutimeve me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken kryeministri Rama i ka bërë apel Kosovës që të mos bëjë asnjë hap sa i përket dialogut me Serbinë pa u konsultuar me aleatët.

Ndalur te situata mes Kosovës dhe Serbisë, Rama tha se kërkesat ndaj Prishtinës nuk janë shtrënguese.

“Është në interesin tonë dhe të Kosovës që të përparojë në realizimin e të gjithë kërkesave të dialogut që nuk janë shtrënguese, as që Kosova të lëshojë një milimetër nga dinjiteti e sovraniteti i vet, por kërkesa që bëjnë të mundur një kontekst që ngre lart Republikën e Kosovës.. Këto kërkesa bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre lart republikën e Kosovës si një republikë që kërkon mbështetjen dhe vlerësimin e të gjithë aleatëve. Edhe sot pasi kemi diskutuar dua ta përsëris apelin tim për autoritetet e Prishtinës që të mos bëjnë asnjë hap të pa konsultuar me aleatët tonë strategjikë sepse është në interesin e tyre dhe të aleancës tonë. Nga veprimet e pa konsultuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme por nuk fitohet e ardhmja”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.