Themeluesi i televizionit Kanal 10, Fidan Rama ka ndarë detaje nga maratona televizive që pritet të mbahet të marten për zgjedhjet në SHBA.
Rama ka zbuluar se do të jenë 400 të ftuar në Kanalin 10, përfshirë figura të rëndësishme nga politika, biznesi e deri te studentët dhe nxënësit, me ç’rast ka njoftuar se programi do të marrë edhe ngjyrime të karakterit edukativ, përveç atij politik.
“Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet finale për nesër, që do të jetë një ditë maratonike përpos pjesës profesionale po e them, nesër do të jetë edhe një ditë feste”, ka thënë Rama.
Ai ka zbuluar se programi televiziv për zgjedhjet në Amerikë do të fillojë nga ora 12 e ditës të martën dhe do të zgjasë deri në të njëjtën kohë të mërkurën.
“E kemi në plan me u përgatit për një transmetim nga ky ambient, nga ky event që është organizuar nga Ambasada Amerikane, por edhe me një program special që Kanal 10 bashkë me radio 10 dhe me gjithë stafin ka përgatitur për këtë ditë të rëndësishme”, ka thënë Rama.
Tutje, Rama ka bërë të ditur se Akademia ushtarake “West Point” do të jetë gjithashtu e pranishme në eventin zgjedhor amerikan.
“Do të jetë ndryshe, do të jenë mysafirë nga politika dhe biznesi. Do të jenë edhe nxënës dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme edukativo-arsimore, të cilët janë përzgjedhur nga Ambasada Amerikane”, ka thënë ai. /Gazeta10/