Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ramosaj i tronditur me vdekjen e 26 vjeçarit nga Deçani: Në këto momente të rënda për familjen, ndajmë dhembjen me ta

Gazeta10
26 February 2024 - 19:58

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë.

Viktima është Shkumbin Hebibaj nga Baballoqi i Deçanit.

Për të ka shkruar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka shprehur ngushëllime.

“I tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Shkumbin Hebibaj, nga Baballoqi i Deçanit. Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen. Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje”, ka shkruar ai. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.