Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Raporti i fundit tregtar, Kosova i shet mallra SHBA-së por blen nga Turqia

Gazeta10
16 January 2023 - 15:23

Në bazë  të disa të dhënave që ka publikuar Instituti GAP të cilat janë marrë nga Dogana e Kosovës, vendi  ynë del se gjatë vitit 2022 më së shumti ka eksportuar mallra drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës (15,09%), ndërkaq vendi nga i cili ka importuar më së shumti është Turqia (14,98%).

Sipas të dhënave eksporti i prodhimeve vendore të Kosovës ka shkuar mirë edhe në vendet si Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Serbia, Italia, Mali i Zi, Sllovenia e Turqia, raporton Gazeta10.

Ndërsa vendet nga të cilat po ashtu Kosova ka importuar më së shumti pas Turqisë, radhitën kështu Gjermania, Kina, Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Italia, Shqipëria, Sllovenia dhe Arabia Saudite.

Sa i përketë tregtisë me shtetin serb, importi dhe eksporti ka vazhduar edhe këtë vit me shifra marramendës, pavarësisht thirrjes për bojkotim të produkteve serbe.

Madje, ditëve të fundit pas tensioneve në veri të vendit është ngritur një fushatë për bojkotim total të mallrave serbe.

Në media shpesh herë janë shfaqur sektorët e mbushur me prodhime serbe që nuk janë blerë për shkak të kësaj fushate, ndërsa është shfaqur mungesë e produkteve vendore në dyqane pas fushatës për bojkotim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.