
Gazetarja e Kanal 10, Diona Krasniqi, gjatë lidhjes direkte nga Vushtrria në emisionin “Adresa e Ankesave”, ka raportuar për ndryshimet e çmimeve të karburanteve në pikat e furnizimit.
Sipas saj, ndonëse bazuar në vendimin e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë çmimet maksimale të lejuara për 9 prill janë 1.91 euro për naftë dhe 1.47 euro për benzinë, në terren po vërehen dallime mes pompave.
“Sa i përket pikave të pompave në Vushtrri, aty ku ishim ne, po ndryshojnë çmimet, ani pse bazuar në vendimin e MINT-it çmimet maksimale të lejuara për datën 9 prill janë nafta 1.91 cent, e benzina 1.47 cent. Por po ndryshojnë më poshtë se ku jemi tani – ishte 1.83 cent nafta, ndërsa mbrapa meje është 1.86”, tha ajo.
Ajo theksoi se këto dallime po vërehen edhe brenda një distance të shkurtër mes pikave të karburanteve në qytet.