
Ambasada izraelite në Stokholm të Suedisë është mbyllur pas të shtënave që ndodhën herët në mëngjes, sipas raportimeve të mediave lokale.
Zyrtari për shtyp i policisë, Per Fahlstrom, i tha gazetës “Expressen” se një patrullë policie dëgjoi kërcitje të forta, që dyshohej se ishin nga një armë zjarri. Zona u rrethua pak pas orës 2 të mëngjesit dhe në orën 6 e 30 minuta në mëngjes.
Policia tha se hetimet e saj tregojnë se kishte të shtëna në zonë, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Policë janë vendosur në ambasadën izraelite, ku po kërkojnë shenja të mundshme të zjarrit të armëve. Zyrtari për shtyp i policisë nuk tregoi nëse ambasada ishte në shënjestër të të shtënave të dyshimta.
Autoritetet kanë nisur një hetim preliminar për krim serioz me armë. Falstromi u ka thënë gazetarëve se disa persona janë ndaluar, pa dhënë hollësi të tjera.
Ministria e Jashtme e Izraelit, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.