Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportohet se Zana Spahiu ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d Drejtoreshës së RTK-së 

Gazeta10
25 July 2024 - 23:25

Ushtruesja detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu raportohet se ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.

Veprimi i saj vije pasi RTK ditë më parë ka publikuar një artikull nga një medium boshnjak i cili përmend dy media kosovare se financohen nga Serbia.

Ky artikull më pas ishte shpërndarë nga disa deputetë të VV-së.

Për artikullin e publikuar janë distancuar edhe disa redaktor të mediumit publik, ndërsa Bordi i RTK-së kishte kërkuar nga menaxhmenti themelimin e një komisioni për sqarim të detajuar të rastit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.