Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rashica debuton me fitore te Galatasary

Gazeta10
11 September 2022 - 21:19

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka debutuar si zëvendësues te ekipi i tij i ri Galatasaray sonte, derisa ekipi mposhti Kasimpasan 2-3 [Bahoken 16, Ciftpinar 90 – Gomis 20, Akturkoglu 50, 69].

Rashica u fut në lojë në minutën e 83 të ndeshjes, derisa pati një shut drejt portës së kundërshtarit dhe disa krosime për bashkëlojtarët në qendër të sulmit.

Te Kasimpasa startues ishin dyshja tjetër e Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Bersant Celina.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.