Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti Shala, dëshmitari pranon se e la Kosovën nga presioni i paramilitarëve serb

Gazeta10
02 May 2023 - 13:48

Dëshmitari i gjashtë me radhë në gjykimin kundër Pjetër Shalës, i cili ka kodin 11, ka thënë ishte larguar nga Kosova për shkak të presionit nga paramilitarët serbë.

Këtë deklarim, dëshmitari e dha të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, duke u përgjigjur në pyetjet e Zyrës së Prokurorit Special (ZPS), raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kishim presion prej paramilitarëve serbë dhe u detyrum me ikë, me pshtu familjen”, ka thënë dëshmitari.

Ai paraprakisht tha se nuk ka qenë anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por se para se të largohej për në Shqipëri, kishte qenë në Kosovë kur NATO  kishte filluar fushatën bombarduese.

“Po, kam qenë deri më 27 prill në Kosovë, më 27 prill 1999 kam dalë me familje në Shqipëri”, shtoi ai.

Pas kësaj, prokurori nga ZPS, Filippo De Minicis ka kërkuar që të kalohet në seancë private.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.