
Mbrojtësi kroat, Josko Gvardiol, ka qenë njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Me paraqitjet e tij fantastike, Gvardiol ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, të cilat tashmë i kanë dërguar Leipzigut ofertë zyrtare për të.
Manchester United, Manchester City dhe Chelsea, raportohet se kanë ofruar rreth 100 milionë euro, vetëm për të siguruar shërbimet e tij.
Gvardiol është pjesë e RB Leipzig që nga viti 2021, ku u transferua nga Dinamo Zagreb për shumën e 18 milionë eurove.
20-vjeçari ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 60 milionë euro.
Në Botërorin e Katarit ai ishte një nga lojtarët kyç të Kroacisë në rrugëtimin e tyre deri në gjysmëfinale ku u mposhtën nga Argjentina.
Gvardiol ka debutur me kombëtaren kroate në qershor të vitit të kaluar dhe deri më tani ka zhvilluar 18 paraqitje me Kroacinë.