
Pas vizitës së kryeministri Kurti iu bëri punimeve që po zhvillohen në në Autostradën e Gjilanit, kanjilanit, kanë reaguar edhe nga AAK-ja. Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ka thënë se Autostrada e Gjilanit është projekt i nisur gjatë qeverisë Haradinaj në mars të vitit 2018, por që ishte bllokuar me ardhjen e Qeverisë Kurti.
“Kurti paska vizitu prapë punimet, duke e promovu një projekt që përpos nuk është meritë e tij, e pati kundërshtu fuqishëm që të mos realizohet. Kjo qeveri, mungesën e sukseseve në investime po mundohet ta kamuflojë përmes promovimit të projekteve të qeverive të kaluara. Ura e Saradranit është pasqyra më e mirë e kësaj qeverie, e pa aftë dhe pa vizion’, ka shkruar Xhemaili. /Gazeta10/