
Real Madrid ka filluar bisedimet me klubin gjerman Borussia Dortmund, për transferimin e Jude Bellingham në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm.
Siç raportojnë mediat spanjolle, klubi madrilen është i gatshëm që të ofrojë 140 milionë euro për të transferuar mesfushorin anglez.
Reprezentuesi anglez ka qenë në listën e dëshirave të Real Madridit për më shumë se një vit, dhe për të siguruar shërbimet e tij ata duhet të mposhtin konkurrencën e Manchester United, Liverpool, City, gjithashtu të lidhur me një transferim të 19-vjeçarit.
“Los Blancos” e sheh transferimin e Bellingham si pjesën e fundit të një mesfushe krejtësisht të rinovuar, me treshen e famshme Modric – Kroos – Casemiro që zëvendësohen me Tchouameni – Camavinga dhe anglezin.
Këtë sezon,Bellingham është paraqitur në 33 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 6 asistime.
Real Madrid momentalisht gjendet në pozitën e 2-të në LaLiga me 56 pikë të grumbulluara pas 25 ndeshjeve të zhvilluara.