Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madrid takohet me përfaqësuesit e Jude Bellingham

Gazeta10
16 February 2023 - 10:55

Klubi nga kryeqyteti spanjoll, Real Madrid është takuar me përfaqësuesit e lojtarit anglez, Jude Bellingham, i cili aktualisht është pjesë e Borussia Dortmund.

Fokusi kryesor i këtij takimi ishte mundësia për një transferim në Madrid gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Për mesfushorin 19-vjeçar të interesuara gjithashtu janë edhe Chelsea, Liverpool e Manchester City.

Jude Bellingham po kalon në formë shumë të mirë këtë sezon, duke shënuar 10 gola e dhuruar 6 asistime në të gjitha garat.

Bellingham është gjithashtu edhe përfaqësues i Anglisë, me të cilët ka ‘djersitur’ fanelën në 22 ndeshje.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.