
Dy vite pasi u largua nga Real Madridi për herën e dytë, Zinedine Zidane mund të bëj një rikthim sensacional në klub këtë verë.
Siç raporton mediumi francez “Foot Mercato”, Real Madridi kanë filluar kontaktet me Zidane rreth një rikthimi të tij të mundshëm për herë të tretë si kryetrajner i “Los Blancos”.
Francezi është i papunë që kur u largua nga kryeyqteti spanjoll në vitin 2021, por ajo mund të ndryshojë se së shpejti.
E ardhmja e Carlo Ancelottit tek Real Madridi ka qenë shkak i shumë spekulimeve javëve të fundit, ku tekniku italian është lidhur me një kalim të mundshëm tek kombëtarja e Brazilit gjatë verës.
Në rast se Ancelotti largohet, Real Madridit i duhet një trajner i ri, dhe Zidane është favoriti kryesor për ta zënë vendin e tij.
Zidane e ka dëshmuar se ai është një fitues tek Real Madridi. Përgjatë dy periudhave si trajner i madrilenëve ai fitoi 11 trofe, ku këtu përfshihet triumfi në Ligën e Kampionëve tri herë radhazi.
Një tjetër arsye e fortë pse klubi po e dëshiron rikthimin e tij është sepse me Zidanen në krye të ekipit mund të hapen përsëri dyert për transferimin e Kylian Mbappes përkundër faktit se ardhja e tij u pamundësua verën e kaluar.