Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi monitoren situatën e talentit argjentinas, Alejandro Garnacho

Gazeta10
17 January 2023 - 12:37

Real Madridi është duke e monitoruar situatën e talentit të Manchester United, Alejandro Garnacho.

Garnacho ka impresionuar me paraqitjet me paraqitjet e tij këtë sezon me Unitedin, dhe shihet si njëri nga talentët më premtues të gjeneratës së tij.

18-vjeçari ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në vitin 2024 dhe ai ende nuk ka rinovuar kontratën me ekipin anglez, gjë që ka zgjuar interesimin e disa skuadrave për transferimin e tij.

Real Madridi raportohet të jetë duke e vëzhguar nga afër situatën e talentit argjentinas dhe në verë pritet t’i dërgojnë Manchesterit ofertë zyrtare për të.

Garnacho raportohet se me kontratën e aktuale ai fiton rreth 7000 funte në javë dhe Manchesteri i ka ofruar atij kontratë të re me pagë prej 20,000 funtesh në javë, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje mes dy palëve, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e futbollistit.

Përveç Real Madridit, në garë për transferimin e Garnachos raportohet të jenë edhe Juventusi dhe Chelsea.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.