Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi në kërkim të një qendërsulmuesi

Gazeta10
30 January 2023 - 17:10

Real Madridi me shumë gjasë nuk do të bëjë ndonjë transferim në merkaton e janarit, por kampioni në fuqi i Evropës ka filluar punën për afatin kalimtar veror.

“Los Blancos” raportohet ta kenë si objektiv kryesor për merkaton e verës mesfushorin anglez, Jude Bellingham.

Përveç Bellingham, Reali është në kërkim edhe të një qendërsulmuesi, që do të jetë zëvendësues i Karim Benzemas.

Mariano Diaz me shumë gjasë do largohet nga klubi në përfundim të sezonit dhe ekipi madrilien është në kërkim të një sulmuesi që do t’i shtojë konkurrecën Benzemas.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.