Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi përshpejton procedurat për transferimin e Jude Bellingham

Gazeta10
28 December 2022 - 18:36

Kampioni evropian, Real Madrid po planifikon të përshpejtojë planin për ta transferuar Jude Bellingham, për shkak të interesimit serioz nga Premier Liga në yllin anglez.

Krerët e Realit kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e Bellingham gjatë Kupës së Botës, dhe kampi i lojtarit është i vetëdijshëm për interesimin nga gjiganti spanjoll.

Tani, siç bëhet e ditur nga “Marca”, Reali po planifikon të provojë dhe t’i mposht në garën për transferimin e Bellingham, treshen angleze, Liverpool, Chelsea dhe Manchester City.

Faqja e parë e “Marcas” sot shfaqi një fotografi të mesfushorit të Borussia Dortmundit së bashku me titullin “Përshpejtimi për Bellingham”.

Dortmundi e ka bërë të qartë që Bellingham mund të largohet në fund të sezonit aktual, megjithëse Reali tashmë ka qenë në kontakt me yllin 19 vjeçar për një vit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.