
Të mërkurën mbrëma janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Real Madridi ka triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Chelseat, ndërsa Milani ka mposhtur Napolin me rezultat minimal 1-0.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, Reali ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales pas fitores së arritur ndaj Chelseat.
“Los Blancos” e dominuan ndeshjen nga fillimi dhe golin e epërsisë e gjetën në minutën e 21-të, me anë të Karim Benzemas.
Në pjesën e dytë, Chelsea mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Ben Chillwell u ndëshkua me karton të kuq.
Marco Asensio dyfishoi shifrat për ekipin madrilien, ku realizoi pas asistimit nga Vinicius Junior.
Në anën tjetër, Milani triumfoi në derbin italian ndaj Napolit në “San Siro”.
Momenti vendimtar i këtij takimi, ishte ai i minutës së 40-të, kur Ismael Benaccer e kaloi skuadrën e tij në avantazh.
Napoli deri në fund të ndeshjes u mundua që të barazoi shifrat, por që nuk arritën të konkretizonin rastet që kishin.
Ndeshjet e kthimit luhen javën e ardhshme, saktësisht më 18 prill.