Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

REALI TRIUMFON BINDSHËM KUNDËR LIVERPOOLIT, NAPOLI SHUMË I FORTË PËR FRANKFURTIN

Gazeta10
21 Shkurt 2023 - 23:03

Kanë përfunduar dy ndeshjet e luajtura të martën në kuadër të 1/8 së finales në

Ligën e Kampionëve, ku Reali mposhti Liverpooli me rezultat 2-5, ndërsa Napolin triumfoi kundër Frankfurtit ne shifrat 0-2.

Në ndeshjen e luajtur në “Anfield”, Reali triumfoi me përmbysje kundër Liverpoolit dhe tashmë “Los Blancos” janë me një këmbë në çerekfinale.

Liverpooli e nisi furishëm ndeshjen ku kaloi në epësi vetëm pas katër minutave lojë, golashënues ishte Darwin Nunez.

Vetëm pak minuta më vonë, “The Reds” dyfishuan avantazhin ku Mohamed Salah shënoi pas gabimit trashanik të portierit Thibaut Courtois.

Pas golit të dytë të pësuar, Reali shtoi sulmet dhe arritën e ngushtonin rezultatin me golin e shënuar nga Vinicius Junior.

Ishte përsëri Vinicius, i cili shënoi edhe golin e dytë pas gabimit të Alisson Becker.

Me të filluar pjesa e dytë, Reali kaloi në epërsi, me golin e mbrojtësit Brazilian, Eder Militao.

Në vazhdim të ndeshjes, “Los Blancos” shënuan edhe dy gola të tjerë me anë të Karim Benzemas, për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Real Madrid – Liverpool 2-5.

Në anën tjetër, Napoli ka arritur një fitore të madhe si mysafir kundër Eintracht Frankfurtit me rezultat 0-2.

Victor Osimhen kaloi skuadrën napolitane në epërsi në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Napoli shënoi edhe një gol tjetër me anë të Giovanni Di Lorenzos për të vulosur fitoren.

Ndeshjet e kthimit të këtyre dy përballjeve luhen më 15 mars.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.