
Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se ankesa e paraqitur më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, është pranuar si e bazuar nga organi kompetent, ku, sipas vendimit, Lëvizjes Vetëvendosje, iështë konstatuar shkelja lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në aktivitetet e fushatës zgjedhore.
Në postimin e tij, Miftaraj shton se, LVV-së i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 5,100 eurosh.
Postimi:
Pranohet si e bazuar ankesa e IKD e datës 1 qershor ( Dita e Fëmijëve) ashtu që LVV dhe Albin Kurti për shkak tënpjesëmarrjes së fëmijeve ne fushatë zgjedhore i shqiptohet denim me gjobë prej 5100 Euro.
IKD permes aktivizmit publik ruan dhe promovon te drejtat dhe lirite e njeriut, drejtat e femijeve por dhe mban llogaridhenes shkelësit e ligjit dhe me rastet kur shkeles I drejtave te femijeve eshte Kryeministri ne detyre dhe lideri i partise me te madhe ne vend.
Me shtetin ligjor dhe mbrojtjen e femijeve ska kompromis.