Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reduktimet ua kanë “futur frikën” qytetarëve

Gazeta10
31 August 2022 - 20:06

Raporti: Erëza Kurrumeli/Kanal10

Reduktimet e energjisë elektrike nuk po i prekin vetëm qytetarët dhe bizneset e ndryshme. Si pasojë e kufizimeve të rrymës, qytetarët thonë se po ndihen edhe të frikësuar, por edhe të rrezikuar, pasi që po ndodhin plot raste që po mbesin brenda ashensorëve. Televizioni ka biseduar me disa prej tyre, që thonë se kanë pasur përvoja të tilla, shkruan Kanal10.

Përveç problemeve të shumta, reduktimet e rrymës ua kanë futur edhe frikën qytetarëve.

Që nga fillimi i kufizimeve të rrymës, shumë prej tyre kanë mbetur në ashensorë.

Për një orë, brenda mureve të ngushta të ashensorit, thotë se kishte mbetur edhe Naxhie Uka nga Prishtina.

Ajo thotë se i dolën në ndihmë banorët e tjerë, pasi që pati vonesa nga kompania mirëmbajtëse.

Sikur ajo, janë edhe qytetarë të tjerë që thonë se shpesh po ndihen të rrezikuar, pasi po mbesin për minuta të tërë në ashensorë.

Nga Ndërmarrja Publike Banore në Prishtinë kanë thënë se punëtorët e saj mundohen që të intervenojnë sa më shpejt që munden.

“Mirëmbajtja e ashensorëve duhet të jetë e sigurt në çdo kohë pa marrë parasysh reduktimet. Ne këshillojmë qytetarët që në oraret e njoftuara për ndalje të energjisë të mos shfrytëzohet ashensori. Ne si NPB-re i mirëmbajmë ashensorët, ofrojmë asistencë nga ekipet e mirëmbajtjes që në rast se ndodh mbetja në ashensor si pasojë e reduktimeve, ne intervenojmë në afat sa më të shkurtë kohor”, thuhet në përgjigjen e Ndërmarrjes Publike Banesore.

Kosova po vazhdon të përballet me reduktime të energjisë elektrike për disa ore brenda ditës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.