Gazeta10

Renault Megane E-Tech tani është vetura më e shitur e Francës brenda vitit

Renault arrin sukses me veturën e saj të re kompakte dhe tërësisht elektrike Megane E-Tech, e cila muajin e kaluar doli e para me shitjet e veturave elektrike në Francë, ku në tre muajt e fundit kanë arritur që të shesin 25,000 njësi. Kjo do të thotë se ata kanë arritur shkallën e shitjes të 100,000 veturave në vit – por a munden ata ta kalojnë Modelin 3 të Tesla këtë vit, shkruan Electrek, transmeton Gazeta 10.

Duke u mbështetur pas një kampanje të marketingut, Megane E-Tech, së bashku me Dacia Spring, kanë arritur shifra të mira të shitjes në një vend ku numri total i regjistrimeve të veturave të reja ka rënë, përveç edhe një krize automobilistike me shifra ende jashtëzakonisht të ulta në krahasim me nivelet e periudhës së para pandemisë.

Teksa Modeli 3 i Tesla e ka mbajtur vendin e parë në Francë për vitin 2021, kompania deri në fund të prillit të vitit 2022 ka shitur rreth 6,660 vetura, duke mos pasur shumë regjistrime të reja në disa prej muajve të fundit. Shitësit tjerë kryesorë të veturave elektrike janë Fiat me modelin Fiat 500 dhe Peugeot me modelin e saj e-208, shkruan Electrek.

Në një intervistë me Le Journal de Dimanche, drejtori ekzekutiv i Renault, Luca de Meo, tha se suksesi i Megane E-Tech po e vendos kompaninë në “drejtimin e duhur”. Ai gjithashtu bëri të ditur se kompania po ndryshon metodat e saj në përballje me realitetin ekonomik dhe po synon që të ofrojë vetura të reja por me çmime më të larta.

Renault është përpjekur që të rikthehet nga kriza globale e automobilave dhe nga humbja e madhe historike prej 8 miliardë eurove në vitin 2020, teksa në gjysmën e parë të këtij viti kompania ka shënuar humbje neto.

“Në Europë do të bëhet demokratizimi i veturave elektrike dhe do të përfshijë produkte në çmime të përballueshme. Ne kemi punuar mbi veturat elektrike për 12 vite tani dhe po krijojmë kushtet që marka Renault deri në vitin 2030 të jetë 100 për qind elektrike. Për momentin 40 për qindëshi i kostos totale të makinës qëndron tek bateria. Nga ai 40 për qindësh, 80 për qindëshi i kostos shkon tek lënda e parë. Dhe ne nuk e kontrollojmë 90 për qindëshin e lëndës së parë. Pikërisht kjo e bënë ekuacionin të vështirë. Suksesi i tanishëm i veturës elektrike Megane E-Tech me 25,000 njësi të shitura në tre muaj, tregon se ne jemi në drejtimin e duhur. Puna ime është që ta drejtojë Renault-in drejt së ardhmes, dhe e ardhmja e Evropës është elektrike”, tha de Meo.

Në vitin 2025, marka franceze synon që të ketë një linjë prej shtatë modeleve të veturave tërësisht elektrike, me kthimin e R5 dhe 4L në një version të ri me zero emetime.

Megjithatë, në Francë, Megane E-Tech dhe Spring përbëjnë vetëm 6.75% të shitjeve të Renault, krahasuar me 33% për shitjet e kombinuara të Clio dhe Sandero, modelet më të shitura të grupit. Po veturat e tjera tërësisht elektrike nga Renault? Modeli i popullarizuar Zoe shiti 9,000 vetura deri më tani këtë vit, dhe versioni tërësisht elektrik i Twingo shiti 8,600 njësi, shkruan Electrek. / Gazeta 10.

NË FOKUS

Screen Shot 2023-09-24 at 11.03
Ekskluzive: 30 sulmues të armatosur ndodhen në afërsi të Manastrit të Banjskës, janë të rrethuar nga Policia
384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Screenshot 2023-09-24 132428
“Mos të na i përdorë uniformat tona në veri” - Familja e policit të vrarë thirrje Kurtit
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
383072193_259112830440585_2639986133695545815_n
“Të tmerruar e të vjedhur” – Pelegrinët rrëfejnë sjelljen e terroristëve serbë në Manastir
Nexhi Ahmeti
Sulmoi rëndë mediat, Ahmeti i kundërpërgjigjet Nexhmedin Spahiut: Çmenduri, ke humbur arsyen
382420088_173221512426021_4282565184366915677_n-1-1
Pamje+18:Del pamja e njërit prej sulmuesve të vrarë në veri
IMG_2838
Po flasin rusisht: Del audioinqizimi brenda manastirit në veri