
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami dhe ai i VV-së, Arbër Rexhaj ashpërsuan debatin në “Politiko”, teksa flitej rreth gjuhës agresive dhe dhunës së përdorur në Kuvend.
Kur Behrami e përmendi termin e kryeministrit në detyrë “Hajvanat”, Rexhaj iu kundërpërgjigj duke i përmendur diçka tjetër.
“Meqenëse po thuhet arrogancë, Kurti ka përdorur pra fjalën “Hajvanat”, PDK-ja na ka gjuajt me grushta në Kuvend“, tha ai.