
Në emisionin “Politiko”, deputeti i LVV-së Arbër Rexhaj duke komentuar bashkëpunimin e ofruar nga partitë opozitare lidhur me dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se ata nuk munden mos me qenë konstruktiv dhe me kundërshtuar atë që vete kanë bërë.
Rexhaj ka thënë se në rast se ata i kundërshtojnë pozitën për marrëveshjet e më hershme kjo i bie sikurse me pështyrë vetveten sepse ato marrëveshje i kanë bërë vetë.
“Nuk munden mos me qenë opozitë konstruktive dhe me na kundërshtu sepse ata vetë i kanë bërë. Kjo i bien me pështy nalt dhe me të ra midis fytyre, i bien me i kundërshtu të bëmat e veta. Natyrisht se do të bëhen opozitë konstruktime sepse nuk kanë rrugë tjetër në kuptimin final.”, ka thënë Rexhaj./Gazeta10