
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale. Këtë vendim e ka mirëpritur edhe deputeti i kësaj partie Arbër Rexhaj.
I ftuar në “Politiko”, Rexhaj ka thënë se emri i Çekut është opsioni më i mirë i LVV-së për kandidatë për kryetar të Prishtinës.
Ai ka thënë se synojnë fitoren në Prishtinë.
“Ndër opsionet që Kurti i ka pa të mundshme, Çekun e ka parë si opsionin me të mirëp, i cili mund ta fitojë Prishtinën përballë kryetarit aktual. Çeku ka shanset, përkrahjen mendoj edhe fitoren e mundshme, të cilën do ta jetësojë në zgjedhjet lokale”, ka thënë Rexhaj. /Gazeta1o