Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rey Manaj drejt rikthimit në Serie A

Gazeta10
07 August 2023 - 10:17

Kanë kaluar pesë muaj kur Rey Manaj ka mbetur futbollist i lirë pas largimit nga skuadra angleze Watford.

Sulmuesi shqiptar që nga ajo kohë nuk ka arritur të gjej një skuadër edhe pse interesimet për të nuk kanë munguar.

E ardhmja e tij duket se do të jetë sërish në elitën e futbollit italian Serie A.

Frosinone është skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për reprezentuesin shqiptar dhe po tenton transferimin e tij.

Manaj është futbollist i lirë prej 8 shkurtit të vitit 2023, kur mbylli kontratën me Watford, teksa sipas Gianluca Di Marzios, drejtuesit e klubit italian, po mendojnë të nënshkruajnë me shqiptarin.

Këtë e konfirmoi vetë Guido Angeloci, drejtor i zonës tekniko-operative të Frosinones, i cili pranoi se janë në negociata me Manajn.

Gjasat janë të mëdha që shqiptari të rikthehet në Itali, pas aventurave të mëparshme me Cremonesen, Interin, Pescarën, Pisën dhe Spezian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.