
Këtë vikend rikthehet Bundesliga, e cila në programin e saj ka disa përballje mjaft interesante.
Lideri i tabelës Bayerni, këtë javë do të luajë si mysafir i Werder Bremenit. Bavarezët të cilët kanë kaluar nëpër një formë të luhatshme së fundmi, synojnë tri pikët të cilat janë vitale në luftën e ashpër që po e zhvillojnë me Dortmundin për titullin kampion. Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë dhe nis me fillim nga ora 18:30.
Dortmund në anën tjetër këtë xhiro do të jetë nikoqir i Ëolfsburgut në “Signal Iduna Park”. Ekipi i udhëhequr nga Edin Terzic kërkon vetëm fitoren e cila i mban ata ende fuqishëm në garë për titullin e Bundesligës. Ky takim është planifikuar të mbahet ditën e shtunë dhe fillon në ora 17:30.
Befasia e këij kampionati Union Berlini do të ketë punë me Augsburgun. Ekipi i drejtuar nga Urs Fishcer synon fitoren e cila i mundëson ata të vazhdojnë ëndrrën për kualifikim në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Kjo ndeshje zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 15:30.
Leipzig këtë vikend do të përballet me Freiburgun. Kjo ndeshje pritet të jetë një duel mjaft i ‘zjarrtë’ me dy skuadrat që po luftojnë direkt për një pozitë që siguron kualifikimin në “Ligën e Kampionëve”. Ky takim do të luhet ditën e shtunë dhe nis me fillim nga ora 15:30.
Bayer Leverkusen këtë javë pret në “BayArena” ekipin e Kolnit. Të besuarit e Xabi Alonsos kanë si objektiv vetëm fitoren, e cila iu mundëson atyre të ruajnë pozitën e 6-të në tabelën e klasifikimit, pozitë kjo që dërgon në Conference League sezonin e ardhshëm. Ky duel është planifikuar të luhet ditën e premte me fillim nga ora 20:30.