Gazeta10

Rikthehet Bundesliga, kjo xhiro do të vendosë kampionin

Këtë fundjavë rikthehet para ekranit Bundesliga me xhiron e fundit, xhiro kjo e cila do të vendosë fituesin e titullit kampion.

Lideri i tabelës, Dortmundi do të jetë nikoqir i Mainzit në “Signal Iduna Park”. Të besuarit e Edin Terzic janë tejet të motivuar për këtë ndeshje, teksa synojnë fitoren e cila do i shpallte ata kampion të Bundesligës për herë të parë pas 11 vitesh.

Kampioni aktual Bayern Munchen luan ndeshjen e fundit në ligë për këtë edicion në udhëtim tek Kolni. “Bavarezët” kërkojnë fitoren në këtë përballje, me shpresën se Dortmundi do të lëshoj pikë në shtëpi, dhe ata do të arrijnë të rrëmbejnë titullin e 32-të në histori të klubit.

Leipzig pret në “Red Bull Arena” ekipin e Schalkes. Ekipi i drejtuar nga Marco Rose tashmë veq se e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm andaj kjo pritet të jetë vetëm një ndeshje prestigji për ta.

E njëjta nuk vlen për ekipin e Schalkes, të cilët kërkojnë fitoren në këtë ndeshje për të siguruar mbetjen në elitë.

Surpriza e këtij sezoni Union Berlini pret në shtëpi ekipin e Werder Bremenit. Djelmoshat e Urs Fishcer synojnë fitoren në këtë përballje e cila do ua mundësontë atyre edhe zyrtarisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

Ndeshjet tjera që do të zhvillohen janë: Borussia M’Gladbach – Augsburg, Eintracht Frankfurt – Freiburg, Sttugart – Hoffenheim, Bochum – Bayer Leverkusen dhe Ëolfsburg – Hertha Berlin.

Të gjitha këto përballje do të luhen ditën e shtunë me fillim nga ora 15:30.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut