Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rikthehet Liga Unike, tetë skuadra nga Kosova e Shqipëria synojnë trofeun e çmuar

Gazeta10
26 March 2024 - 12:54

Liga Unike në basketboll do të rikthehet në aksion pas një viti.

Ky kompeticion kësaj radhe do të mbahet në formë të Final Eight, i cili do të zhvillohet për katër ditë me radhë në qytetin e Vlorës.

Katër skuadra nga Kosova dhe katër të tjera nga Shqipëria nga 27 deri më 31 mars do të luftojnë për trofeun e çmuar.

Ky turne fillon të mërkurën me fillim nga ora 16:00 me ndeshjen ndërmjet Trepçës dhe Kamzës.

Të mërkurën me fillim nga ora 19:00 do të luhet çerekfinalja e dytë ku do të përballen Tirana dhe Golden Eagle Ylli.

Të enjten do të zhvillohen edhe dy çerekfinale të tjera.

Kampioni i Kosovës, Peja do të ketë përballjë Teutën e Durrësit, me ndeshja që starton nga ora 16:00.

Me fillim nga ora 19:00 luhet ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Besëlidhjes.

Të premten do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale.

Gjysmëfinalja e parë do të jetë ndërmjet fituesit të ndeshjes Trepça – Kamza dhe Tirana – Ylli, teksa gjysëmfinalja e dytë do të luhet mes fituesve të ndeshjes Peja – Kamza dhe Prishtina – Besëlidhja.

Të dielën e 31 marsit, do të luhet finalja e madhe e këtij edicioni të Ligës Unike.

Në po të njëjtën ditë me fillim nga ora 16:00 do të luhet ndeshja për vendin e tretë.

Në dy edicionet e mëhershme të Ligës Unike, një herë ka triumfuar Ylli e një herë tjetër Peja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.