
Gjatë vitit 2022, dyshimet për drejtësi mbi Gjykatën Speciale morën rrjedh tjetër, pasi që në skenë doli sërish ish-senatori zviceran, Dick Marty, raporti i të cilit ishte baza e krijimit të Dhomave të Specializuara.
Por, pavarësisht pretendimeve të tij për trafikim organesh, asnjëherë nuk dolën në dritë akuza të tilla, madje ato as nuk përmenden fare edhe në aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Mediat zvicerane raportuan se shërbimi sekret serb kishte planifikuar vrasjen e Martyt, për t’ua lënë më pas fajin shqiptarëve, por që inteligjenca e shtetit të Zvicrës, kishte arritur të dekonspirojë këto plane, dhe i ishte ofruar mbrojtje e afërt ish-senatorit.
Ishtë vetë senatori që foli në një intervistë ekskluzive për transmetuesin publik se “vrasja planifikohej nga shërbimet serbe që në fund të fajësoheshin kosovarët për vdekjen e tij”.
Ai po ashtu akuzoi edhe autoritetet zvicerane që nuk u morën më tej më këtë rast duke e mbyllur në heshtje.
Dick Marty, vazhdon të jetoj i fshehur dhe ku ruhet nga forcat speciale zviceranë. Kjo nxiti edhe më shumë reagime në Kosovë, për mënyrën e krijimit të Gjykatës Speciale dhe punën e saj, por që nuk u morën shumë parasysh.