
Aktorja Rina Krasniqi ka arritur të shkruajë histori në festivalin e filmit “PriFest”.
Krasniqi ka luajtur dy role në filmin “Virgjëresha Alkibaniane”, njëri si Luana dhe tjetri si një djalë i quajtur Jack.
Kjo është hera e parë në historinë e çmimeve “PriFest” që një aktore arrin të fitojë të dy çmimet, pra për aktoren më të mirë dhe për aktorin më të mirë.
Gjatë fjalës që mori kur fitoi çmimin e parë, Krasniqi tha se këtë film ia dedikon nënës së saj.
“Ajo është personi më i çmuar në jetën time. Gjithashtu këtë çmim ua dedikoj të gjitha vajzave dhe grave të guximshme që kanë lënë gjurmë në jetë. Një prej tyre është Vjosa Berisha”, tha ajo, raporton KultPlus.
Në historinë e Oscars, edhe pse nuk ka asnjë kufizim që një interpretues të fitojë aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë në të njëjtin vit për dy role në dy filma, kjo ende nuk ka ndodhur. – edhe pse ka pasur raste kur interpretues janë nominuar për të dy çmimet në të njëjtin vit./kultplus/Gazeta10