
Komunat e Kosovës vazhdon t’i përcjell zvarritja e realizimit të shumë projekteve. Me një problem të tillë është duke u përballur edhe rruga “27 nëntori” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Banorët thonë se tash e sa muaj po përballen me probleme të shumta, pasi komuna veç e ka nisur projektin dhe e ka lënë në gjysmë, raporton Kanal10.
Që nga nëntori i vitit të kaluar, banorët e rrugës “27 nëntori” në Kodrën e Trimave në kryeqytet, ndihen pothuajse të bllokuar.
Ata thonë se u gëzuan shumë kur nisi ndërtimi i infrastrukturës nëntokësore dhe i rrugës, por zvarritja e punimeve po u shkakton telashe të shumta.
Madje, përveç vështirësive, banorët thonë se po ndihen të rrezikuar nga mënyra se si u lanë punimet në gjysmë, me gropa të thella e me kanale të pambuluar. /Gazeta10/
Kronikën e plotë e gjeni me poshtë: