Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Rita Ora dhe Taika Waititi do të prezantojnë “MTV European Music Awards 2022”

Gazeta10
25 October 2022 - 22:08

Këngëtarja dhe tekstshkruesja, Rita Ora dhe regjisori e fituesi i çmimeve ‘Oscar’ e ‘Grammy’, Taika Waititi, do të jenë prezantues të “MTV European Music Awards (EMAs) 2022, transmeton Gazeta10.

Çmimet do të transmetohen drejtpërdrejt nga Dusseldorf, Gjermani më 13 nëntor në MTV në më shumë se 170 vende dhe në Pluto TV në territore të zgjedhura në të gjithë ShBA-në, Amerikën Latine, Evropë dhe Comedy Central në Gjermani.

Ceremonia do të jetë e disponueshme po ashtu në Paramount+ dhe Pluto TV globalisht nga 14 nëntori.

Ndjekësit mund të votojnë për të preferuarit e tyre në 17 kategori duke përfshirë, këngën më të mirë, artistin më të mirë, bashkëpunimin më të mirë e shumë të tjera.

Ora më parë ka qenë nikoqire e “EMAs” në vitin 2017, në disa nominime gjithashtu si dhe u nderua me çmimin “Power of Music Award”.

Karriera e saj shtrihet edhe në film e televizion dhe ka qenë pjesëmarrëse në: “Fifty Shades of Grey”, “The Masked Singer U.K”, “The Voice Australia” dhe në “The X-Factor U.K”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.