
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në emisionin “Politiko” ka treguar për hapat që janë ndërmarrë në veri të vendit për integrimin e shërbimeve publike, duke përmendur mbylljen e ujësjellësit ilegal, integrimin e punëtorëve të kualifikuar, nisjen e faturimit në institucione dhe instalimin e njehësorëve për energjinë elektrike.
Në një deklaratë në Kanal10, Rizvanolli theksoi se qytetarët në veri nuk subvencionohen më nga buxheti i shtetit për energjinë e shpenzuar.
“Është mbyllur ujësjellsi ilegal vitin e kaluar, tani janë në proces të integrimit dhe të shtrimit të rrjetit atje, janë integru punëtorët që janë të kualifikuar ka filluar faturimi në institucione, instalimi i njehësorve në veri të vendit, rreth 65 njehësorë janë instaluar në veri, pavarsisht sa paguajnë qytetarët atje është e rënëdësishme se nga janari i vitit 2024 ne nuk paguajmë për ta është kompania që i furnizon ata dhe që e mbulon pjesën tjetër nëse ata nuk paguajnë dhe pagesat për rrymën në veri kanë arritur në 56%”, tha Rizvanolli.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10