Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rizvanolli thotë se nuk ka subvencionim për izolimin e shtëpive, arsyetohet me mungesën e përvojës së institucioneve

Gazeta10
06 October 2022 - 12:14

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk do të ketë subvencionim për izolim të shtëpive, raporton Gazeta10.

Rizvanolli ka thënë se kjo është konsideruar si masë.

“Sigurisht se izolimi i shtëpive është dicka që është konsideruar nga ne, që nga fillimi i mandatit kemi folur për efiçiencën  e energjisë të cilën edhe e kemi një ndër top prioritetet të strategjisë së energjisë”, ka thënë ajo.

Tutje, Rizvanolli ka thënë se institucionet nuk kanë përvojë ose kanë shumë pak.

“Duhet ta kemi parasysh që skemat e subvencionimit të izolimit, ne si institucione kemi pak përvojë, institucionet tona të efiçiencës kanë një përvojë relativisht të shkurtër”, ka shtuar më tej Rizvanolli.

Më tej ajo ka thënë se këto institucione kanë histori keqpërdorimi.

“Ato e kanë pasur një histori të keqpërdorimeve ose të mosfunksionimit të rregulltë”, ka shtuar më tej.

Më tej, ajo e ka bërë të ditur mossubvencionimin e izolimit të shtëpive.

“Nuk kemi dashur të marrim masa në një formë të shpejtë dhe pa i planifikuar të gjitha fazat në mënyrë që të mos lejojmë keqpërdorimin e asnjë eurove të konsumatorëve” ka thënë ajo.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.