Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Robert Berisha vihet në siklet kur pyetet për Nora Istrefin, e përmend edhe të dashurën e re

Gazeta10
28 March 2024 - 10:32

Fermerët e “Ferma Vip” së fundmi kanë zhvilluar një lojë, “Truth or Dare”, për të treguar të vërtetën apo për të bërë diçka, në rast që nuk dëshirojnë të flasin.

Gjatë lojës ishte radha e Robertit me Albanon, ku ky i fundit nuk ka nguruar t’i bëjë një pyetje personale.

Komediani e ka pyetur nëse e ka bezdi apo ndihet në siklet pasi fermerët e pëlqejnë këngën “Ana”, të interpretuar nga ish-bashkëshortja e tij, Nora Istrefi.

Roberti tregoi se nuk e ka aspak problem, madje zbuloi se e dashura e tij aktuale quhet Ana.

Robert Berisha publikon një moment intim me të dashurën e re për Shën Valentin

Pjesë nga biseda:

Albano Bogdo: Ne na pëlqen shumë ajo kënga “O Ana”, a të shqetëson ty ky fakt?.

Baby G (këndon këngën): Dje unë dhe Roberti e kënduam bashkë

Roberti: Nuk më shqetëson fare edhe ka 7-8 vite që është bërë kjo këngë, por e dashura që kam momentalisht e ka emrin Ana. Kurrë s’kam pasur të dashur me emrin Ana më përpara.

Albano (vazhdon këndon këngën): Paska rastis kënga fiks.

Roberti: Po, por nuk më bezdis.

Albano: Shumë faleminderit për përgjigjen, se e di që ishte e sikletshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.