
Legjenda e tenisit Roger Federer ka njoftuar se turneu i ardhshëm do të jetë i fundit për të si profesionist.
“Për familjen e tenisit dhe përtej, për të gjitha që m’i ka dhënë tenisi gjatë gjithë këtyre viteve, pa dyshim, dua të ndajë me ju një lajm. Jam 41-vjeçar dhe kam luajtur mbi 1 mijë e 500 ndeshje në këto 24 vite. Tenisi më ka trajtuar në mënyrë më gjeneroze sesa që kam ëndërruar ndonjëherë dhe tash më duhet t’i them mjaft karrierës si garues,” ka shkruar ndër të tjera në njoftimin e tij zvicerani Federer.