Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rohde pajtohet me Chollet, Asociacioni të themelohet në linjë me Kushtetutën

Gazeta10
12 January 2023 - 14:10

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në linjë me Kushtetutën e vendit.

Rohde në ‘Twitter’ ka thënë se qëndron një linjë me Këshilltarin e Lartë të DASH-it, Derek Chollet, për çështjen e zbatimit të Marrëveshjeve të Brukselit.

“Pajtohem tërësisht me Chollet që tani është koha për implementimin e të gjitha Marrëveshjeve të Brukselit, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në linjë me Kushtetutën e Kosovës. Ende nuk ka propozim nga ana e Kosovës për këtë”, ka shkruar Rohde.

Ai ka kërkuar nga ana e serbëve që të integrohen në institucionet e Kosovës.

Tërheqja e serbëve nga institucionet nuk është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit. Kthimi i menjëhershëm është i nevojshëm dhe duhet të lehtësohet nga të gjithë. Dua të nënvizoj se BE/SHBA janë plotësisht në një linjë në këtë aspekt!”, ka përfunduar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.