Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rohde shkruan në librin e ngushëllimeve për Kadarenë: Gjigant i letërsisë, e solli letërsinë shqipe në botë

Gazeta10
03 July 2024 - 10:37

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në librën e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin Ismail Kadare.

Duke e quajtur “gjigant të letërsisë”, Rohde tha se Kadare përmes fjalëve të tij e solli letërsinë shqipe në botë

“Duke nderuar gjigantin e letërsisë Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prefsh ne paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që ai u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!”, ka shkruar Rohde.

Ndërkohë, tre krerët e shtetit të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri për homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.