
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Evropës, të cilat janë karakterizuar me pak gola.
Ndeshja e cila u zhvillua në “Allianz Stadium” përfundoi me barazim 1-1.
Të parët në epërsi dolën mysafirët me anë të En Nesyri, ndërsa për golin e barazimit u ‘përkujdes’ Federico Gatti në minutën e 97-të.
Ndeshja tjetër e cila u luajt në “Olimpico” përfundoi me rezultat minimal në të mirë të vendasve.
Roma shënoi fitore 1-0 ndaj skuadrës së Bayer Leverkusen, me golin e shënuar nga Bove në minutën e 56-të.
Ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve luhen javën tjetër më 18 maj.