
Këtë fundjavë rikthehet Serie A, ku në program janë disa ndeshje mjaft interesante.
Skuadra e Milanit, do të udhëtojë në “Olimpico” aty ku do të përballet me Romën e Jose Mourinhos. Kjo ndeshje do të jetë një duel kokë me kokë për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Takimi mes këtyre dy skuadrave do të luhet ditën e shtunë dhe nis me fillim nga ora 18:00.
Lideri i tabelës Napoli, këtë xhiro pret në shtëpi skuadrën e Salernitanës. Të besuarit e Luciano Spallettit kërkojnë fitoren, me shpresën se rivali i tyre Lazio do të gabojë dhe ata do të shpallen matematikisht kampion i Serie A për edicionin 2022/2023. Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë dhe fillon në ora 15:00.
Interi në këtë xhiro do të jetë nikoqir i Lazios. Interi synon të rikthejë ecurinë e rezultateve pozitive në ligë pasi që në 5 xhirot e fundit numërojnë vetëm 1 fitore. Lazio në anën tjetër kërkon fitoren e cila i mban ata edhe më tutje në vendin e dytë. Ky takim luhet ditën e diel dhe fillon në orën 12:30.
Juventusi këtë javë do të luajë si mysafir i Bolognës. “Zonja e Vjetër” kërkon rikthimin tek fitoret në ligë pasi që kanë humbur në 2 ndeshjet e fundit. Dueli mes këtyre dy skuadrave luhet ditën e diel dhe nis me filllim nga ora 20:45.